Gold AG: Kënaqësinë e haxhillëkut nuk e kam përjetuar askund tjetër (Video)

Në një intervistë për Rrokum TV, reperi Gold AG ka folur rreth përjetimeve të tij në haxhillëk.

Ai ka thënë se ky kusht i islamit duhet zbatuar më shumë nga të rinjtë, duke qenë se për shkak të kushteve klimatike në Arabinë Saudite, është shumë vështirë që ta bëjnë në moshë më të shtyrë.

Gold AG thotë se kënaqësinë e atij vendi nuk e ka përjetuar në askund tjetër.

“Kam qenë nëpër të gjitha vendet, nëpër Evropë, e gjithkund, si atje nuk kam kaluar askund”, theksuar reperi, transmeton Telegrafi.

Këngëtari njihet si një mysliman i devotshëm dhe këtë nuk ka ngurruar ta shprehë edhe publikisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button