Kosovë, lirohen nga paraburgimi edhe tre imamë

Sipas burimeve të Telegrafit, sapo janë liruar nga paraburgimi tre imamë, që ishin në mesin e 12 të arrestuarve, si të dyshuar për prishje të rendit kushtetues dhe rekrutim të personave në organizata terroriste.

Imamët Mazllam Mazllami, Ebu Bekër Ruli dhe Eroll Nesimi, janë liruar pas qëndrimit për më tepër se një muaj në paraburgim.

Ata janë arrestuar mbi dyshimin e bazuar, prishje të rendit kushtetues dhe rekrutim në organizata terroriste.

Deri më tani nga paraburgimi, në rastin e imamëve të arrestuar, janë liruar: Enis Rama, Ekrem Avdiu, Enes Goga, Shefqet Krasniqi, Dardan Gjuka, Idriz Bilibani.

Të njëjtit ishin arrestuar me të njëjtin motivacion si të dyshuar për prishje të rendit kushtetues dhe rekrutim në organizata terroriste./Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button