Mata lavdëron Januzajn

Mesfushori spanjoll, Juan Manuel Mata, ka thurur lavde për bashkëlojtarin e tij te Manchester United, Adnan Januzaj.

Mata ka thënë se Adnani mund të bëhet një lojtar i jashtëzakonshëm.

Duke diskutuar për El Pais jetën e tij te United, ai tha: “Kam miq të mirë si Wayne Rooney, por unë u befasova nga Januzaj. Ai është i mrekullueshëm. Unë e shoh atë çdo ditë dhe ai ka një këmbë të majtë të mrekullueshme”, tha Mata, përcjell Tribal Football.

“Duhet të jeni të durueshëm. Personi për të cilin po flasin mund të jetë një lojtar i jashtëzakonshëm”, përfundoi spanjolli.

Lajme të ngjashme

Back to top button