Shpejtoni me legalizimin e objekteve të egra

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ka përsëritur apelin e disa ditëve më parë, për përshpejtimin e procedurës për legalizimin e objekteve të egra.

Nga manastiri Treskavec, në Prilep, ku ka inspektuar punimet për asfaltimin e rrugës deri tek ky objekt monumental, Janakieski ka vënë sërish në dukje numrin prej 200 mijë personash fizikë dhe juridikë, të cilët nuk kanë dorëzuar ende elaboratin gjeodezik.

“Ata që nuk kanë kryer këtë obligim, apeloj këtë ta bëjnë një orë e më parë. Mbeti edhe vetëm një vit nga procesi i legalizimit, por duhet përshpejtuar procedura e përgatitjes së elaboratit”, ka deklaruar Janakieski.

Sipas tij, ata qytetarë që nuk do të dorëzojnë elaboratin gjeodezik, deri në korrikun e vitit të ardhshëm, do të rrezikojnë rrënimin e objekteve të tyre ilegale.

Deri tani janë dorëzuar rreth 360 mijë kërkesa për legalizim, por 200 mijë prej tyre rezultojnë ende pa elaborat gjeodezik.

Lajme të ngjashme

Back to top button