fbpx

Rasti i Naserit: mbrojtja e ka radhën

Hetimi për vrasjen e maturantit Angel Petkovski në Gjorçe Petrov ka mbaruar, tani duhet që avokati i të dyshuarit Naser E, në afat prej 15 ditë, sipas ligjit të ri për procedurë penale të dorëzojë provat dhe argumente e palës mbrojtëse. Deri më tani i dyshuari është në paraburgim.

Avokati Ruben Dvojakov bën me dije për Portalb se madje  është vonuar procedura dhe duhej që as më parë të mbyllej hetimi. Ai thotë se argumentet janë në anën e tij dhe së shpejti do ti dorëzojë.

“Jemi në procedurë, tani është radha jonë të dërgojmë argumentet dhe provat”  tha Dvojakov për Portalb.

Pas vrasjes së Angel P, në Shkup u krijua rrëmujë nga banorët maqedonas të cilën akuzonin se vrasja është bë për motive etnike dhe demoluan lokalet shqiptare të cilët nuk u dëmshpërblyen. /Portalb

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close