Studeniçan, komuna kërkon nga ish kryetari ti kthejë dokumetet që pretendon se i ka vjedhur

Sot komuna e Studeniçanit ka akuzuar ish-kryetarin e saj Fati Iseni se ka dëmtuar financiarisht institucionin, duke lidhur kontrata fiktive me kompani private.  Komuna bën me dije se po përballet me procese gjyqësore që kompanitë kanë ngritur ndaj saj, për detyrimet financiare që komuna ka ndaj tyre.

Madje, Komuna ngarkon me faj ish-kryetarin Iseni për zhdukjen e dokumenteve nga arkivi, ndaj dhe has në vështirësi të mëdha për të fituar betejat gjyqësore me kompanitë.

“Njoftojmë opinionin se gjatë ditëve të kaluara Komuna e Studeniçanit është ballafaquar me probleme të shumta të trashëguara nga ish garnitura udhëheqëse. Komuna jonë po përballet me probleme të shumta me përmbarues dhe proces gjyqësorë në lidhje me kontestin e njohur të ‘borxhit famoz që kinse ka qenë i zgjidhur’ ndaj kompanisë ‘Trijas’ dooel Shkup. Kemi marrë një urdhër nga një  përmbarues me kërkesë nga kjo kompani në shumë prej 21 milion denarë ’borxh kryesor’ gjegjësisht me kamatë e harxhime tjera gjithsej afër 33 milion denarë. Të njëjtën e kemi kundërshtuar në Gjyq, dhe kemi ngritur procedurë gjyqësore kundër kësaj kompanie, por kemi vështirësi të mëdha sepse shumë dokumente të rëndësishme që janë të lidhur me këtë problem nuk i kemi në arkiv”, thuhet mes tjerash në komunikatën e shërbimit për informim të Komunës së Studeniçanit.

Lajme të ngjashme

Back to top button