Arritja më e madhe e diplomacisë maqedonase në SHBA: drekat, darkat dhe numrat e telefonit

Drekat dhe darkat dhe sigurimi i numrave të telefonit të senatorëve amerikan, ish ambasadori i Maqedonisë në SHBA Zoran Jolevski i cilësoi si arritje më të mëdha të diplomacisë maqedonase në SHBA.  Ai para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë numëroi sot arritjet në raportin llogaridhënës.

“Presidenti Ivanov ishte në mëngjesin kombëtar të lutjeve, edhe kryetari i qeverisë Nikolla Gruevski pati takim me zv/presidentin Bajdën, dhe sekretaren shtetërore Klinton, në këto takime u realizuan takime edhe senatorë dhe kongresmenë të ndryshëm, shpesh në ambasadë organizonim dreka dhe darka të ndryshme me përfaqësues të këtyre segmenteve me qëllim që ta prezantojmë Maqedoninë sa më mirë”, tha Zoran Jolevski, ish ambasador i Maqedonisë në SHBA.

Megjithatë, sipas Jolevskit, arritje e madhe për diplomacinë maqedonase është edhe sigurimi i numrave të telefonit të senatorëve amerikan.

“Në fillim nuk ishte aq e lehtë por gjithnjë e më lehtë arrinim të takojmë disa senatorë dhe kongresmenë, me disa jemi takuar 10-15 herë dhe arritëm deri në atë nivel që të shkëmbejmë numrat e telefonit celularë që në SHBA nuk është aq e zakonshme”, u shpreh Zoran Jolevski, ish ambasador i Maqedonisë në SHBA.

Në mungesë të opozitës siç është bërë zakon deputetët e pushtetit vazhduan lëvdatat e tyre për misionin shumë të suksesshëm siç u shprehën ata, të ish diplomatit Jolevski unë Uashington.

Lajme të ngjashme

Back to top button