Aksion policor, arrestohen persona të dyshuar se janë prezantuar si drejtor të ministrisë

Ministria e Punëve të brendshme ka vënë në pranga një grup personash të dyshuar për mashtrim.

Mësohet se grupi i të arrestuarve, të cilët ishin prezantuar si drejtorë të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ka caktuar oraret e vozitjes për linjat e autobusëve, duke falsifikuar dokumentet sikur të ishin zyrtare të Ministrisë.

Ata u janë prezantuar pronarëve të kompanive të transportit se janë zyrtarë të Ministrisë dhe përgjegjës për ndarjen e vendimeve për oraret e vozitjes.

Në këtë mënyrë, ata kanë arritur t’u marrin atyre shuma të majme të hollash dhe në kundërkthim t’u japin dokumente false, me orarin e vozitjes që ata kanë kërkuar.

Sipas burimeve, njëri nga pronarët e kompanive të transportit është dëmtuar me 10 mijë euro.

Mësohet se policia ka mundësuar arrestimin e 3 personave nga gjithsej 6 të dyshuar.

Aksioni për arrestimin e tyre është zhvilluar në njërën nga kafenetë që ndodhen në QT Skopje City Mall.

Tek ata janë gjetur edhe një shumë e konsiderueshme e parave.

Lajme të ngjashme

Back to top button