Tetova dhe Kumanova me numrin më të lartë të të infektuarve me grip

Javën e kaluar në Institutin për Shëndet Publik të Maqedonisë – ISHP, janë raportuar 34 raste të gripit, ndërsa nga fillimi i tetorit e deri më tani ka 96 persona të sëmurë.  Numri më i madh i personave të sëmurë janë nga Tetova edhe atë me 39 pacientë dhe në Kumanovë ku numri arrin në 23.

Gjithsej në këto dy qytete të Maqedonisë janë sëmurë 62 persona me grip sezonal. Siç informojnë nga ISHP në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar ka rritje të numrit të të sëmurëve me grip edhe atë për 1.8 herë. Për sa u përket grupmoshave, numri më i madh, dmth 44 pacientë janë nga mosha 16 e deri 64 vjeç.

Lajme të ngjashme

Back to top button