Taksa prej 100 denarëve, USHT nuk ka vendim për studentët që nuk kanë paguar

Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tetovës ende nuk ka vendosur se çfarë sanksionesh do të ketë për studentët që nuk kanë paguar taksën 100 denarëshe të vendosur nga Universiteti. Prorektori Fehari Ramadani, duke mos dashur të jepte detaje, theksoi se kjo çështje është duke u diskutuar në rektorat dhe për çfarëdo vendimi që do të merret, rektorati do të dalë me qëndrim zyrtar. Ramadani nuk mohon që së shpejti të ketë edhe zgjedhje për kryetarin e ri të Parlamentit Studentor. Edhe në opinion kanë dalë zëra se studentët po mobilizohen drejt organizimit të zgjedhjeve të reja, transmeton Alsat.

Ndërkaq, kryetari aktual i Parlamentit Studentor Shaban Arsllani i cili sipas studentëve është i emëruar dhe jo i zgjedhur nga studentët, vazhdon të jetë i pakapshëm për prononcim. Për tre javë me radhë, Shaban Arsllani nuk e sheh të arsyeshme të sqarojë se përse e ka mbështetur vendimin kushtëzues për studentët, që nëse nuk paguajnë nga 100 denarë, nuk do iu jepen vërtetimet në indeks. Arsllani qëndron për më shumë se gjashtë vjet në krye të Parlamentit Studentorë edhe pse statuti nuk i lejon më shumë se një mandat 4 vjeçar. Vendimi për pagesën e taksës prej 100 denarësh ngjalli pakënaqësi tek studentët, ndërkohë që ai bie ndesh edhe me rregulloren e Universitetit. Nga USHT-ja, ditë me parë thanë se shfuqizimi i vendimit është i pamundur, ndërsa ministri i arsimit Abdilaqim Ademi tha se USHT-ja ka autonominë e saj për të marrë çfarëdo vendime.

Lajme të ngjashme

Back to top button