Shqiptarët përkrahin vizitën e Ramës në Beograd, 67 për qind shprehen pro

Një sondazh i bërë së fundmi në Shqipëri, nxjerrë disponimin e shqiptarëve për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Beograd më 10 nëntor. 67 për qind e të anketuarve mendojnë se Rama duhet të vizitojë kryeqytetin serb në datën e dakorduar me homologun e tij Aleksandar Vuçiq.

Sondazhi BAROMETER, i zhvilluar javën e fundit me 1200 të anketuar me telefon fiks në zonat urbane të Shqipërisë, tregon se shqiptarët në masë të madhe janë pro vizitës së kryeministrit Rama në Beograd, në datën e caktuar tashmë, 10 nëntor.

“Të pyetur nëse duhej zhvilluar në 10 nëntor vizita e kryeministrit Rama në Beograd, apo duhej të zhvillohej në një datë më të vonë, 67% e të anketuarve ishin pro 10 nëntorit, 19% pro një date më të vonë dhe 14% refuzuan të përgjigjen”, thonë në BAROMETER, instituti që realizoi sondazhin.

Lajme të ngjashme

Back to top button