Promovohet libri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Kryqtari i fundit”

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës u promovua vepra “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Kryqtari i fundit” e autorit  nga Shqipëria, Virgjil Kule.

Autori i librit,Virgjil Kule tha se ky është  një libër i shkruar me  shumë sinqeritet dhe përkushtim dhe nuk ka ndonjë qëllim për të bërë bujë në opinion,por ka për qëllim që t’i pasqyrojë të gjitha dokumentet të cilat flasin për Skëndërbeun. “Deri më sot janë shkruar libra, janë shkruar për historinë e Shqipërisë në kohën e Skëndërbeut, dhe në këtë libër kemi të bëjmë me një realitet, me një njeri që ka karrierën e tij,që nga lindja deri te vdekja, me një njeri i cili ka pasur projekte të fuqishme, projekte nga më të përparuarit e kohës. Me një njeri i cili nga askush u bë dikush dhe dikush shumë i rëndësishëm. Nëqoftëse flitet për kryqëzatën e kohës dhe prej kësaj vjen emir kryqëtar. Disa njerëz që e kanë lexuar librin e ngatërrojnë atë dhe i japin kontekst fetar kësaj çështje. Këtu kemi të bëjmë me kontekst luftarak, organizimi ushtarak i kohës, NATO-ja e sotme dikur quhej kryqëzatë, ashtu sikurseTraktati i Varshavës që ka qenë para 20 e ca vjetëve dhe në atë kohë quhej kryqëzatë dhe udhëheqësit e asaj kryqëzate quheshin kryqtarë dhe nuk është konotacioni fetar që këtu dominon”, tha autori i librit Virgjil Kule.

Vullnet Ameti, Rektori i USHT-së. Tha se, “libri i autorit Virgjil Kule, i botuar në vitin 2012, vitin historik të 100 vjetorit të Shtetit Shqiptar sjell fakte të reja mbi Skënderbeun, si burrë shteti, strateg e mjeshtër i artit ushtarak, i pakrahasueshëm me mbretërit dhe me princërit tjerë të kohës. Në këtë shekull të modernizmit, përparimit dhe integrimit perëndimor, shoqëria jonë në Ballkan dhe jo vetëm, do t’i bënte vetes një shërbim historik, vetëm atëherë kur në vend të harresës, injorimit dhe fshehjes së fakteve, do t’i hapte rrugë studimit të mirëfilltë, informimit të plotë dhe të drejtë, dhe ballafaqimit mes intelektualësh, në lidhje me personalitet, ngjarjet dhe të vërtetat historike, të cilat kanë ndodhur në këto hapësira ku jetojmë dhe punojmë përkrah njëri-tjetrit, si popuj me një të kaluar të dhimbshme”.

Lajme të ngjashme

Back to top button