Gjinekologjia e Shkupit me qendër për mbledhjen e qumështit

Në kuadër të Klinikës Universitare për gjinekologji dhe akusheri, nga fillimi I muajit gusht funksionon laktarium kushtuar nënave që kanë lindur fëmijë dhe kanë larguar nga spitali ndërsa fëmija është ndalur për mjekim të mëtutjeshëm intensiv.

“Në laktarium nëna bën ekspresion të qumështit dhe më pas me po këtë qumësht do të ushqehet fëmija në spital. Nga fillimi I funksionimit laktariumin e kanë vizituar gjithsej 53 nëna, ndërsa në ushqimin e fëmijëve me qumësht të nënës janë kyçur 61 fëmijë të porsalindur. Për ekspresion të qumështit të nënës përdoren pompa dore për një përdorim që sigurohen nga Klinika”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button