“Der Standard”: Kompromisi për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë është afër

Gazeta prestigjioze austriake “Der Standard”, shkruan se kontestit për emrin në mes Maqedonisë dhe Greqisë, i afrohet kompromisit.

Greqia refuzon ta pranojë emrin e shtetit të Maqedonisë, sepse Greqia frikësohet nga pretendimet territorial të fqiut të saj verior. Për këtë arsye Maqedonia është e emëruar ende si “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” (IRJM), shkruan gazeta prestigjioze austriake “Der Standard”.
Propozimi i fundit të Nimic supozohet të jetë “Republika Epërme e Maqedonisë”, gjuha si “maqedonase” dhe qytetarët si “popull i Maqedonisë së epërme”.

Sipas ish diplomatit Igor Janev, Qeveria tani është e gatshme për propozimin e Nimic. Tani është vetëm një problem i vogël, emërimi i qytetarëve. Shkupi insiston në emërimin “Maqedonas”. Janev është i bindur se këtë mund ta pranojë edhe Athina.

“Me një intervenim të BE-së, mundet të zgjidhet problem”, thotë Janev.

Lajme të ngjashme

Back to top button