Komuna e Strugës thellon bashkëpunimin me Komunën e Sinxhanit

Një Delegacion nga Komuna Sinxhan e Ankarasë ,Republika e Turqisë, mbërriti këtë të shtunë në Komunën e Strugës për një vizitë Zyrtare.
Takimi ishte një kthim i vizitës së Kryetarit të Komunës së Strugës , Ziadin Sela të zhvilluar në marsin e këtij viti, ku u nënshkruajt edhe marrëveshja për binjakëzimin mes dy komunave.
Kryetari i Komunës së Sinxhanit , z. Mustafa Tuna i shoqëruar nga këshilltarët e tij u prit nga Kryetari i Komunës së Strugës , Ziadin Sela , këshilltarët pranë kabinetit të tij, përfaqësuesit nga drejtoritë e ndërmarrjeve publike si dhe Kryetari i Këshillit të Komunës së Strugës, Abdulla Qazimoski.

Kryetari i Komunës së Sinxhan-it u shpreh mjaft i kënaqur që ndodhej në Strugë dhe se do të shohë mundësitë të thellohet bashkëpunimi në fushën e kulturës , turizmit dhe ekonomisë me projekte konkrete të përbashkëta.

Nga ana tjetër Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela i shprehu delegacionit nga Sinxhani disa shembuj të suksesshëm të investimit të biznesit nga Turqia në Komunën e Strugës, ndërsa shprehu vullnetin që të inkurajohen investimet sa i përket turizmit dimëror.

Të dy delegacionet shkëmbyen dhuratat e rastit nga komunat respektive , ndërsa më pas Kryetari Sela i shoqëroi miqtë nga Tuqia në një shëtitje spontane përmes pjesëve më araktive të qytetit.
Ndërkohë, duhet thënë se binjakëzimi mes dy komunave mori formën e tij të plotë me miratimin e Këshillit të Komunës së Strugës gjatë seancës së mbajtur më 29.09.2014.

Dokumenti në fjalë i përbërë nga 6 nene , përmban të drejta dhe obligime që i takojnë komunave përkatëse në inicimin e projekteve të përbashkëta, shkëmbimin e eksperiencave të susksesshme dhe rritjen e bashkëpunimit ndërkomunal në fusha të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button