Auf Wiedersehen Maqedoni…!

,,Katër vite e gjysmë për cdo ditë udhetoja nga 70 kilometra nga shtëpia për në punë dhe anasjelltas…Në qytetin tim, Shkup,nuk munda të gjeja punë.Në shi,borë,breshër dhe ditët e nxehta prisnja autobusin e shkatëruar dhe ngjitesha në të.Qaja rrugës,qaja në vete,që mos të më shohin të tjerët,sepse apo jam mjek,e duhet qëndruar me kokën lart…” kështu fillon një mjeke rrëfimin e saj për përvojën në punë si mjeke në Maqedoni. Realiteti shkatëroi fantazinë fëmijrore dhe entuziazmin studentor.

,,Nën mantelin e bardhë të mbyllur fshihja shqetësimin e mbrendshëm shpirtëror”-vazhdon ajo. Largësia nga fshati aspak ndoshta nuk do te ishte problem,nëqoftëse gjithcka tjetër do të ishte e durueshme.Por,punoja në ambulancë deri tek e cila nuk kishte rrugë të asfaltuar,në të cilën gjatë dimrit nuk kishte nxejhe,nuk do t ëkishte as sapun për duar në qoftë se nuk do bleja vetë.Përkundër kësaj,duroja edhe mllefin e pacientëve për shkak te aparitit jo të saktë për matjen e shtypjes.Vendohesha në rrezik kur shkruaja terapinë.Dhe e gjithë kjo vetëm për 12 mijë denarë.12 mijë denarë nga të cilat gjysat I harxhoja për bileta autobusi,ndërsa me 100 eurot e ngelura duheshte të jetoja ,,kënaqshëm”sikurse I ngjan nje mjeku I cili 6 vite pa ndërprep ka mësuar dhe ka investuar në vete që të diplomon me notë mesatare mbi 9.Humba vetebesimin !,me një doze të mllefit permbyll ajo.Por nuk e humba ëndrën që të jem mjek ,I cili përkundrejt dashurisë për punën,do jetonte edhe nga paga solide.

Duke ndjekur ëndrën sot e një vit punoj dhe specializoj për psikiatri në qytetin verior gjerman Grajfsvald. ,,Në fillim mu dukeshte e cuditshme se si rroga arrinte regullisht me datën 1 të secilit muaj.Në Maqedoni zakonisht ndodhte ndonjë shtyerje,ose fondi I shëndetësisë ose dicka tjetër ishte problemi”-shprehet mjekja me entuziazëm dhe me një gëzim dhe lehtësim I cili shfaqej në fytyrë.Ajo tani është e punsuar si mjeke e përgjithshme,ndërsa spitali financiarisht i’a mbulon specializimin në degën e psikiatrisë. Marr një rrogë prej 2700euro.Harxhimet mujore për qira dhe fatura I kam rreth 600-700euro.Me pjesën tjetrë të mbetur mbuloj gjithcka cka skam mundur të arrijë të bëj në Shkup.Ajo qe shihet nuk është vetem në anën financiare,kushtet dhe trajtimi janë shumë më largë,evropian.

Mbizotëron një sistem I mirëfillt I të punuarit ne grup,I respektimit ndërmjet veti-shprehet me plot optimizëm ajo. Tani tregon se punon ne një spital në të cilin ka aparature më të sofistikuar,ka nga kush të mëson,nuk përballet me mungesë të mjeteve esenciale për punë,ndjek trajnime të ndrushme profesionale dhe sheh një perspektivë të cilën në Maqedoni vetëm do ta kishte ëndëruar. Ajo tregon edhe për raste të tjera të kolegeve tësaj te cilët kanë emigruar në shtetet evropiane për të ushtruar profesionin e tyre,për tu pajisur me përvoja të reja profesionale dhe për të treguar aftësite e tyre nga fakti se në vendin nga ata vijnë një gjë e tillë është e pamundur.

Ky emigrim I personelit mjeksor nga Maqedonia vin mu në momentin kur shteti promovon se sistemi shëndetësor ka pësuar një reformim total duke ndjekur trendin e shteteve evrpoiane.Por në dukje realiteti është ndryshe,nga fakti se cdo ditë te rrinjtë ikin jashtë për një të ardhme më të mirë.Dhe sic na tha mjekja për fund ,, Auf Wiedersehen Maqedoni,ales gutte….”

Nga M.XH

Lajme të ngjashme

Back to top button