Swift tall artistët që nuk i shkruajnë vetë këngët

Ylli i muzikës country, Taylor Swift, nuk i kupton artistët të cilët nuk i shkruajnë vetë këngët e tyre.

Swift thotë se ajo dhe shoku i saj Ed Sheeran kanë aq shumë të përbashkëta, pasi ata të dyja përdorin muzikën e tyre si mënyrë për t’u lidhur me njerëzit.

“Gjëja me Ed dhe me mua është se asnjëri prej nesh nuk do të ishim në skenë nëse nuk do t’i kishim shkruar vetë këngët tona. Nuk ka arsye për të qenë”.

“Varësia që kemi ne është kjo lidhje. Ne duhet të kalojmë aq shumë nga jeta jonë të vetmuar dhe duke u ndjerë sikur jemi keqkuptuar”.

“Ju shkruani një këngë për një emocion që ju ngacmon, ose për diçka që keni frikë ose jeni të ngazëllyer, dhe ju e publikoni atë dhe përnjëherë lidheni me miliona njerëz”, ka thënë Swift. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button