Atletico niset drejt kreut (Video)

Atletico Madridi ka marrë një fitore të rëndësishme si mysafore , duke e mposhtur Getafen me rezultat minimal, 1:0.

Golin e fitores për “Los Colchoneros” e ka shënuar kroati Mario Mandzukic në minutën e 40-të.

Më pas, në minutën e 58-të, vendësit mbetën me një lojtar më pak, pasi Alexis u ndëshkua me karton të kuq, kur me bërryl kishte goditur Mandzukicin.

Pas nëntë xhirosh të zhvilluara në La Liga, kampioni aktual me 20 pikë  të grumbulluara gjendet në pozitën e pestë.

Lajme të ngjashme

Back to top button