E gjuajnë për vdekje portierin jugo-afrikan Senzo Meyiwa

Kapiteni i ekipit jugafrikan Orlando Pirates, Senzo Meyiwa, ka ndërruar jetë pasi mbi të është shtënë me armë zjarri.

Akoma nuk janë dhënë detaje tjera për vdekjen e futbollistit, por është konfirmuar se ai ka vdekur si pasojë e një plage të marrë nga arma e zjarrit, shkruan Telegrafi.

Burime jozyrtare thonë se Meyiwa ndodhej në shtëpinë e të dashurës së tij në Vosloorus, kur një burrë ia ka kërkuar telefonin dhe ka hapur zjarr.

Me të arritur në spital, jugafrikani është shpallur i vdekur.

Kjo është vdekja e dytë e një sportisti jugafrikan brenda pak ditësh, pasi të premten fituesi i medaljes së argjendtë në 800m, Mbulaeni Mulaudzi, humbi jetën në një aksident komunikacioni.

Lajme të ngjashme

Back to top button