ANALIZË: Dënimet, masë ndëshkuese apo mbushje e buxhetit?

Dënime të reja për mjeshtrit, elektricistët e paregjistruar, dyfish dënime më të larta në trafik, dënime për mosposedim të arkës fiskale të dyfishtë, dënime për mësimdhënësit në bazë të testimit ekstern, dënime për mjekët në qoftë se ndjekin trajnim jashtë vendit, e poashtu janë paralajmëruar dënime edhe nëse vonohen për kontroll mjekësor. Ndryshimet e reja ligjore për rigorozitetin e politikave ndëshkuese nëpërmjet rritjes së theksuar të dënimeve, por edhe futja e dënimeve të reja shkaktoi reagime serioze në publik.

Për çka dhe në çfarë baze do të ketë dënime?

“Kjo puna me dënimet u bë një parodi. Të gjithë bëjnë hajgare në rrjetet sociale. Unë mbrëmë kisha rast ku për një shkelje , e cila mund të llogaritet se është në kufi të shkeljes dhe vlera e dënimit është 200 euro, firma duhet të paguajë 5.000 euro dhe plus 1.000 euro menaxheri????!!!!! Çfarë matematike dhe çfarë sistemi menaxhimi është ky. Një mik i imi thotë: sa do që të na dënojnë, shpirtin nuk mund të na e marrin. Shpirti i  tyre një ditë do të zhduket … me zgjedhje. Në qoftë se nuk përmirësohen  …. ? “ – ka shkruar në rrjetet sociale biznesmeni Venko Gligorov.

Ndërmarrësi Gligorov, i cili është një ndër të rrallët i cili publikisht ka folur për gjendjen me të cilën është ballafaquar, për “Portalb” e ka treguar ngjarjen.

“Po, është e saktë se morra dënim prej 200 eurosh, për shkelje që firma e ka bërë si lëshim teknik, pa qëllim. Gjegjësisht, në firmë organizuam lojë fati me vlerë prej njëmijë eurove. I paguam të gjitha të dhënat respektivisht tatimet, por nuk e kemi ditur se firma është dashur të dorëzojë dokument në formë njoftimi në Ministrinë e Financave. Qo do të thotë se ne i kemi paguar të gjitha të dhënat, por nuk e kemi dërguar këtë dokument. Për këtë kemi marrë dënim prej pesë deri në gjashtë mijë euro. Në këtë vepër nuk ka keqpërdorim, e as nuk kemi pasur vërejtje. Dënimet përfundimisht janë dispropocinale në raport me rëndësinë e shkeljes ligjore.”  – tregon Gligorov.

Një nga ligjet me të cilët parashihen dënime në para është Ligji për veprimtari zejtare. Vendimi, që ende është në fazë të përpunimit, parasheh dënime të larta për qytetarët që kryesisht punojnë nëpërmjet thirrjeve, duke ofruar shërbimet e tyre si zejtar, elektricist, bojaxhi.

Ja, një pjesë e dënimeve që parashihen në draft-versionin e Ligjit për veprimtari zejtare:

“Dënim në vlerë prej 1.500 deri 2.500 euro në kundërvlerë në denarë do t’i  shqiptohet kryerësit të aktivitetit të zejtarisë, nëse: kryen aktivitet zejtarie pa leje pune për të njëjtën, nëse hapësirat nuk i plotësojnë kushtet e parapara me këtë ligj, kryejnë aktivitet zejtarie që nuk është shënuar në lejen e punës dhe të tjera” qëndron në draft-versionin e ligjit.

Politika më e rreptë ndëshkuese, sipas LSDM-së opozitare është vetëm një mënyrë se si të sigurohen më shumë të holla në buxhet. Sipas kësaj partie, qeveria, deri në vitin e ardhshëm planifikon 40 milion euro më shumë të hyra nga dënimet.

“E gjitha është paketuar me celofan. Gjoja për qytetarët, për mjekët, për nxënësit, për mësimdhënësit. Gjoja. Dhe, ja pse kategoria më e lëndueshme e qytetarëve, mjeshtërit, zejtarët të cilët punojnë për 150 denarë, do të marrin dënime  prej 1500 eurove në qoftë se njëherë kapen pa licencë, nëse kapen për herë të dytë, do të dënohen me 6 – 9 mijë euro. Ja pse ju, si porositës, nëse thirrni mjeshtër pa licencë , do të dënoheni me njëmijë euro. Ja edhe pse ndryshohet Ligji për trafik, kurse dënimet rriten për dyfishin nga ato ekzistueset – deri 500 euro. Ja, pse ju duhet testimi ekstern 2.000 mësimdhënësit e dënuar, për një vit do të marrin nga 15 % më pak rogë.” – vlerësojnë nga LSDM-ja.

Nga partia qeveritare mohojnë se në vitin e ardhshëm janë projektuar më shumë të hyra në bazë të dënimeve.

“Edhe një manipulim i vrazhdë nga LSDM-ja është numri që e tregojnë për të hyrat në bazë të dënimeve. Në fakt, ata kalkulojnë me numrat në të cilën janë përfshirë taksat administrative dhe gjyqësore dhe është shumë më e madhe nga shuma  reale  e të hyrave në bazë të dënimeve. Dënimet paraqesin vetëm 0,3 % të të hyrave ose 8 milion euro. Konfirmojmë, se nuk ka rritje të të hyrave nga dënimet”, reagoi VMRO-DPMNE.

Edhe Ligji për siguri në trafik, përveç rritjes së dënimeve ekzistuese, parasheh, edhe futjen e dënimeve të reja. Me këtë ligj do të përfshihen vozitësit, pasagjerët, çiklistët dhe këmbësorët.

Dënimet për shkeljet më të rënda janë rritur deri 500 euro. Tek një pjesë e dënimeve ka rritje të dyfishtë.

Dënim deri 7.000 euro për mjekët që do të refuzojnë të shkojnë në trajnime jashtë vendit dhe dënim plotësues prej 25.000 eurosh nëse pas specializimit nuk mbetën të punojnë në sistemin publik të vendit.

Një nga ligjet që tashmë është në fuqi, kurse parasheh dënime të larta për bizneset është Ligji për disiplinë financiare, zgjidhjet e të cilit mund të çojnë edhe në bllokimin e firmave në qoftë se nuk respektohen afatet ligjore për pagesë të ndërsjelltë.

Sektori privat ende shërohet nga kriza dhe secila rritje e dënimeve në kushte të tilla mund të ketë kundër efekt, vlerësoi kohë më parë profesoresha Marija Zarezankova – Potevska.

“Qeveria dëshiron të vendosë disiplinë fiskale dhe kjo është në rregull. Por, një ekonomi e pazhvilluar, në të cilën ende ndjehen pasojat e krizës, firmat nuk disiplinohen me të dënime të rritura. Vlerësojë se në kushte  të tilla duhet të ketë më shumë fleksibilitet” – tha profesoresha.

Qëndrim të njëjtë ka edhe biznesmeni Gligorov.

“Në fund shtrohet pyetja se me dënime të larta a zbatohet politika për mbushje të buxhetit. Është logjike se secili denar është i mirëseardhur, por, unë do të kisha thënë se sa më të mëdha që janë dënimet aq më e madhe është mundësia për korrupsion. Është e vërtetë se dënimet e larta në të holla mund të ndikojnë në rritjen e disiplinës, por këtu parashtrohet pyetja se a do të zbatohen ato në mënyrë selektive. Sipas meje, një pjesë e zgjidhjeve ligjore japin mundësinë për vlerësime dhe gjykime paushallw, që u shkakton vështirësi edhe vetë inspektorëve kur i shqiptojnë” – thotë Gligorov.

Vitin e ardhshëm, nëpërmjet vijës për të hyra të patatimuara, në të cilat hyjnë edhe të hyrat nga dënimet, Qeveria planifikon në buxhet të sigurojë 300 milion euro. /Portalb

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. metervete me vjen mbare ,turp qe jetoj ne Maqedoni,aq shume na diskriminojne sa qe me vjen turp qe twe them ne

Back to top button