Barazim në “San Siro” (Video)

Dueli i fundit në Serie A ishte ai mes Milanit dhe Fiorentinës, që përfundio baras, 1:1.

Kuqeiznjtë nuk arritën t’i marrin tri pikë nga ky takim, edhe pse të parët kaluan në epërsi.

De Jong realizoi me kokë në minutë e 25 për 1:0, mirëpo Josip Iliçiç (65’) barazoi rezultatin në pjesën e dytë për t’ia siguruar një pikë “Violas”.

Pas këtij barazimi, Milani mban pozitën e gjashtë në renditje me 15 pikë, teksa Fiorentina ka 10 sosh në pozitën e 11-të.

Lajme të ngjashme

Back to top button