Dëgjuesit e Radiohead janë më të mençur se dëgjuesit e Beyonces

Një studim i fundit ka zbuluar se shija juaj për muzikën mund të tregojë se sa i/e mençur jeni. Shkruesi amerikan i programeve, Virgil Griffith, ka radhitur shijet muzikore nga studentë të ndryshëm amerikanë, nivelin e inteligjencës së të cilëve e kanë bazuar nga rezultatet e tyre nga SAT. Ai thotë se studimi zbulon “korrelacionin në mes të shijeve muzikore dhe pamençurisë (e po ashtu edhe mençurisë)”.

Griffith ka përdorur Facebookun për të gjetur artistët “më të pëlqyer” nga disa studentë të veçantë dhe i ka krahasuar ata me rezultatet mesatare në SAT të atij kolegji, transmeton Koha.net.

Si rezultat i këtij studimi “shkencor”, ai ka zbuluar se studentët që dëgjojnë bendin “Radiohead” dhe Beethovenin janë më të mençur se studentët që dëgjojnë Beyoncen dhe Bon Jovin. Sipas Griffith, bendi “Counting Crows”, U2 dhe “Coldplay” janë gjithashtu të famshëm në mesin e studentëve më të mençur.

Lajme të ngjashme

Back to top button