Schalke “kallet” pas Xherdan Shaqirit

Schalke është në kërkim të zëvendësuesit të brazilianit Michel Bastos, i cili dje iu bashkua ekipit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Ain.

Për këtë, drejtori sportiv i këtij klubi, Horst Heldt po mendon të trokasë në dyert e Bayern Munichut, për ta kërkuar mesfushorin kosovar, Xherdan Shaqiri.

“Ia kam kërkuar Matthias Sammerit dje Xherdan Shaqirin. Por, nuk morëm përgjigje. Këtë do ta bëjmë edhe më klubet tjera, në mënyrë që t’i kërkojmë lojtarët që na interesojnë. Do të ishim të çmendur nëse nuk do ta bënim këtë”, deklaroi ai.

Edhe pse nuk morën përgjigje definitive, drejtuesit e klubit nga Gelsenkirchen shpresojnë që ta transferojnë 21 vjeçarin deri më 31 gusht, kur edhe mbyllet afati kalimtar i verës.

Lajme të ngjashme

Back to top button