Apeli i PE-se: Kosova t’i japë fund bllokadës politike

Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për Kosovën dhe Bosnje e Hecergovinën kroati Tonino Picula, ka deklaruar se Kosova duhet t’i japë sa më shpejtë fund bllokadës politike, pasi situata aktuale do të ndikojë negativisht në integrimin e vendit.

Duke folur në një intervistë për “Dnevnik” të Bosnjës, Picula tha se edhe faktori ndërkombëtar është i pakënaqur me situatën në Kosovë.

Sipas tij, kjo është thënë edhe në raportin e fundit të Komisionerit për Zgjerim Stefan Fyle, i cili ka theksuar se institucionet në Kosovë janë të paralizuara.

Ndërsa duke folur për Marrëveshjen e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, ai e ka krahasuar atë me marrëveshjen e vitit 1995 për Sllavoninë Lindore në Kroaci.

“Ajo marrëveshje në atë kohë ishte shumë sfiduese, por kontribuoi për të mirë për të gjithë qytetarët e Kroacisë, madje edhe në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Zagrebit. Unë do të doja që një ditë të jemi dëshmitar që edhe Marrëveshja e Brukselit ta ketë të njëjtin efekt”, ka thënë Picula./oranews.tv/

Lajme të ngjashme

Back to top button