Aleanca Kuqezi porosi Canës e Dukës

Aleanca Kuqezi i ka dërguar sot një porosi Armando Dukës dhe Lorik Canës pas vendimit të UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Kreu i AK, Kreshnik Spahiu, ka kerkuar kapitenit të kombëtares shqiptare Lorik Canës dhe presidentit të FSHF-së Armand Duka që ata të përdorin mjetin e fundit të presionit përpara se komisioni apelit të UEFA-s të lëri në fuqi vendimin e humbjes në tavolinë 3-0 në favor të Serbisë.

AK sapo i kërkoi 11 heronjve që: “Kombëtarja KuqeZi ti deklaroi UEFA-s se do tërhiqet nga eleminatoret nëse apeli nuk ndryshon dënimin e Shqipërisë. Presioni për bojkot do rivendos dinjitetin e shqiptarëve në botë. JO RACIZMIT!”

Aleanca KuqeZi i ka bërrë thirje futbollistëve që ti tregojnë botës mbarë se ata janë kundër racizimit dhe në mbrojtje të FAIR PLAY.

Sipas Kreshnik Spahiut: “atë që nuk e bën mijra politikan në 100 vite e bën për 30 minuta 11 futbollistë. Ata kanë detyrë të vazhdojnë këtë mision historik”.

Lajme të ngjashme

Back to top button