Duka për CNN: Kemi të drejtë

Në një intervistë për CNN, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit deklaroi se UEFA me vendimin që mori për ndeshjen Serbi-Shqipëri ka dëmtuar lojën dhe perspektivën e saj.

Në një intervistë për CNN, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit deklaroi se UEFA me vendimin që mori për ndeshjen Serbi-Shqipëri ka dëmtuar lojën dhe perspektivën e saj, duke e lënë në dorë të Ivanëve, pra duke iu referuar ultrasit të “famshëm” Ivan Bogdanov, i cili jo vetëm doli në fushën e lojës, por nuk u pengua nga askush, edhe pse forcat e sigurisë ishin vetëm pak metra larg. Presidenti Armand Duka vijoi më tej duke thënë se dy ndeshje pa tifozë dhe heqja e 3 pikëve për Serbinë nuk i ka shërbyer për mirë lojës së futbollit.

Lajme të ngjashme

Back to top button