Shkupi kala e pamposhtur (Video)

Skuadra e Shkupit nuk e ka ndërmend të ndalë hovin e të qenit skuadra e pamposhtur në kampionatin e Ligës së Dytë. Futbollistët e trajnerit Zekirija Ramdani kanë shënuar dhe fitoren e 10-të sezonale, kësaj radhe duke e mundur Euromilkun me rezultat 4:2, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin e Çairit në Shkup. Shkupi edhe këtë ndeshje e filloi me sulme të një pas njëshme duke e rrezikuar portën kundërshtare, ndërsa në 5 minutat e fundit të pjesës së parë u shënuan dy gola.

Fillimisht Besart Iseni shënoi me kokë në minutën e 40-të, ndërsa pas një Muharrem bajrami ka realizuar nga pika e bardhë në fishkëllimën e gjyqtarit në minutën e fundit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Stankovski shënoi pas asistimit të Nuhiut në minutën e 52-të, por rezultat 3:0 si duket la shumë zbrazëtirë në brojtjen e Shkupit e cila për dy minuta pranoi dy gola. Askentiev shënoi në minutën e 61, ndërsa Lamallari nj minutë më vonë. Por fitoren e Shkupit vulosi lojtari i ndeshjes në këtë duel, Ardian Nuhiu, i cili nga fusha e ekipit të tij arriti tu ikë mbrojtësve të tij dhe të shënoj golin e sigurisë dhe të fitores.

Vëllazërimi është mundur në shtëpi të vet nga Drita e Bogovinës me rezultat 0:2, që ishte dhe derbi shqiptar i zhvilluar në Kërçovë. Humbje në këtë javë përjetoi Gostivari, i cili me rezultat 0:1 u mund nga Kozhuvi, e që ky rezultat ishte dhe befasia e xhiros.

Rezultatet: Shkupi – Euromilk 4:2 Gostivari – Kozhuvi 0:1 Vëllazërimi – Drita 0:2 Skopje – Mak. GJP.2:0 Mlladost CD – Napredok 3:0

Tabela: Shkupi 31, Vëllazërimi 20, Gostivari 18, Mlladosti 17, Skopje 12, Euromilku 11, Drita 11, Kozhuvi 11, Makedonija GJP 9, Napredoku 9 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button