Arifi me ekipën pastruan varrezat muslimane në Tetovë (VIDEO)

Sot në mëngjesin e hershëm në organizim të komunës së Tetovës dhe NPK u zhvillua aktiviteti për pastrimin e varrezave myslimane të qytetit.

Gjatë këtij aktiviteti u pastruan pjesë nga mbeturinat e hedhura, u larguan shkurret dhe bari i egër si dhe u lanë rrugët përreth varrezave të qytetit. Gjatë dy ditëve në vijim këtë aktivitet do ta vazhdojë Ndërmarrja publike komunale me qëllim që varrezat e qytetit të jenë të pastra për festën e Bajramit.

Pastrimi i varrezave myslimane të qytetit është pjesë akcionit për pastrimin e përgjithshëm të qytetit ” Ta pastrojmë Tetovën” ku brenda një viti komuna në bashkëpunim me NPK dhe partnerë të tjerë planifikon pastrimin e hapësirave publike, oborreve të institucioneve, rrugëve, deponive të egra të qytetit dhe lumin Shkumbin.

Lajme të ngjashme

Back to top button