Si të vishemi në dasmë

Sapo merrni vesh që jeni të ftuar në dasmë ju filloni të mendoni se çfarë duhet të vishni.

Ja disa rregulla që mund t’iu vijnë në ndihmë:

Rregulli kryesor është që ju të mos visheni komplet me të bardhë ose të zezë. Është shumë e rëndësishme të dini se nuk mund të visheni komplet me të bardhë ose me të zezë.

Me fustanin e bardhë vishet vetëm nusja kurse e zeza duhet të jetë shumë e veçantë dhe e përshtatshme për festë.

Zgjidhni ngjyrat e buta si: pastel, rozë, çokollatë.

Fustani duhet të ketë një gjatësi të përshtatshme dhe nuk duhet të jetë shumë i hapur. Ai nuk duhet të jetë as shumë i shkurtër, as shumë i gjatë.

Shmangni rrobat sexy: duhen kursyer rrobat shumë transparente apo të shkurtra duke qenë se nuk janë adekuate për rastin.

Shmangni bizhuteritë e mëdha dhe përdorni një pedikyr të përsosur që të duket nga sandalet tuaja.

Lajme të ngjashme

Back to top button