UEFA dënon Shqipërinë, mbesa e Berishës e lumtur

Mbesa e përkëdhelur e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka zgjedhur sërish një mënyrë ironike për ti dhënë një shuplakë të gjithë njerëzve të cilët e ofenduan me anë të statusve kur ajo shpaloste hapur se ishte në mbrojtje të sebëve.

Dasara Malltezi, edhe ketë herë nuk ka ndjejtur në heshtje ndërsa ka nxehur gjakrat me anë të postimit të një fotoje në rrjetin social Facebook. Në të njëjtën ditë kur UEFA ka dhënë vendimin për t’i dhuruar tre pikët e ndeshjes në tavolinë Serbisë, mbesa e Sali Berishës ka zgjedhur një mënyrë krejt origjinale për të shprehur atë që ndjen.

“Është një ditë perfekte vetëm për të luajtur në piano. Vetëm e gëzuar dhe totalisht e relaksuar”, shkruan ajo në Facebook. Pas incidentit në stadiumin e Beogradit, ajo u vu në qendër të kritikave pasi doli në mbrojtje të huliganëve serbë, duke fajësuar lojtarët e kombëtares sonë.

Teksa ajo tregohet moskokëçarëse, arrin deri aty sa komentuesit edhe ofendohen. Një prej ndjekësve i ka shkruar:”Ç’është kjo me këtë “entuziasmin” gjoja për vendim të UEFA-s, a do t’thotë kjo që ju nuk duhet asesi të ndjeni nji pikë përgjegjshmëri qytetare ndaj atdheut, apo kombetares së përdhunuar e cila të përfaqëson, dhe të jep identitet në kompeticionet planetare sportive! Apo e ke vetem sa për të lozur në fb, dhe gjithsesi në këtë mënyrë ne shqiptaret e marim “seriozisht” ceshtjen kombetare!!!”. Një tjetër pason: “Je e gëzuar se t’ka mor ekipi jot Serbia 3 pikë sot?”. Jo vetëm kaq, por një debat interesant vijon kështu: “Do e futësh prap brënda gjuhën se do i rimarri Shqipëria 3 pikët, serbicka mbetet serbickë, gëzohu për momentin …” etj./ Albeu

UEFA dënon Shqipërinë, mbesa e Berishës e lumtur - facebook

Lajme të ngjashme

Back to top button