Organizatorët përfitojnë në krah të Zanfinës?

Mbrëmja e cila ishte dashur të mbahet më datë 24 tetorë në Kumanovë, ishte anuluar pa ndonjë arsye nga ana e organizatorëve.

Këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili ditën e djeshme ishte dashur të këndojë në qytetin e Kumanovës sipas paralajmërimeve që ishin bërë në faqen e fansave të saj në facebook duke reklamuar kështu eventin dhe vendin se ku do të mbahet mbrëmja.

Por si duket fansat e këngëtares të cilët kanë pritur me shumë mund, nuk kanë pasur mundësi të shohin këngëtaren e tyre në këto ambiente. Shkak sipas asaj që ka dhënë sqarime këngëtarja janë arsyet e kota të organizatorëve të cilët në momentin e fundit e kanë anuluar mbrëmjen por duke mos larguar posterin e koncertit dhe duke mos dhënë ndonjë sqarim.

”Të gjithë ata që janë duke pritur të këndoj sonte në Kumanovë duhet të dini që organizatori e ka anuluar, pa ndonjë arsye konkrete, faleminderit”, ishte ky komenti që Zanfina i’u kishte dhënë fansave të saj në facebook.

Ndërkohë arsye tjera nuk dihen, por nga kjo vërehet se organizatorët e koncerteve dëshirojnë të përfitojnë në krah të këngëtarëve e në këtë rast të Zanfinës, që në mbrëmje t’i vënë fajin këngëtares duke thënë që ajo nuk ka ardhur./ Blerand Rexhepi/

Lajme të ngjashme

Back to top button