Sonte, Barcelona dhe Reali gati për “Show”

Sonte në mbrëmje në orën 18:00 e gjithë bota e futbollit do të ketë sytë nga Spanja, atje ku luhet “El Clasico”. Real Madridi do të presë Barcelonën.

Mendoni se çfarë ndeshje do të shijojë bota kur të shohë në fushë nga njëra anë Ronaldon, Benzemanë, Rodrigezin dhe nga ana tjetër Mesin, Nejmarin e Luis Suarezin.

Shifrat e kësaj sfide janë vërtet të frikshme. Vetëm këta 6 futbollistë kushtojnë 419 milionë euro. Por nuk janë vetëm këta 6 lojtarë që do të dhurojnë spektaklin e radhës për botën mbarë. Gjithnjë Relai dhe Barcelona kanë hedhur në fushë formacione yjesh.

Lajme të ngjashme

Back to top button