Vuçiç: Nuk i urrej shqiptarët

Unë nuk i urrej shqiptarët, jam i gatshëm të dialogoj me ta. Kështu deklaron numri një i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiç për të përditshmen e Beogradit, “Danas”.

“Unë nuk i urrej shqiptarët dhe jam gjithmonë i gatshëm për të biseduar me ta. Disa prej tyre janë shtetas të vendit tonë dhe me ata mendoj se kam një dialog të hapur. Nuk kam treguar urrejtje ndaj tyre në asnjë nga deklaratat e mia”.

Kryeministri serb mbetet i vendosur që energjitë e tij ti vërë në funksion të çështjeve të brendshme të Serbisë, siç është zhvillimi ekonomik. Sa i përket shtyrjes së vizitës së kryeministrit Rama në Beograd, Vuçiç thotë se kjo ishte zgjidhja më e drejtë pas incidentit të krijuar në stadium.

“Kjo është arsyeja pse unë tha se do të ishte më mirë që të shtyjë vizitën. Unë i thashë atij, që do të vijë këtu për të fituar pikë politike. Unë do të përgjigjem, por në fund nuk ka rezultate. Është më mirë për të shtyrë atë, kam biseduar dhe me Merkel për t’ia shpeguar se pse meorëm këtë vendim.

Kjo është ajo që kam bërë. Unë nuk mund të lë dikë të shkelë mbi krenarinë serbe pas incidentit. Pra, dikush nuk mund të përqet të prishë stabilitetin në një vend dhe nesër të thotë Heh, heh, heh, një shaka e vogël”.

I pyetur lidhur me akuzat e adresuar në drejtim të vëllait të Kryeministrit Rama për dronin, Vuçiç thotë se janë në pritje të përfundimit të hetimit.

“ Nuk dua as të konfirmoj dhe as të mohoj. Jemi duke pritur për përfundimin e hetimit.Ne kemi një person të dyshuar për lëshimin e dronit, kemi dhe një ndihmës. Këta njerëz kanë ardhur nga territori i Italisë, duke përdorur dokumenta italiane edhe pse të dy janë shtetas të Shqipërisë. Ata kishin dikë që i ndihmonte për komandimine fluturakes mbi stadium me anë të telefonit. Tani ky ndihmës është ky apo ai person, nuk mund të them asgjë për diçka që nuk e di ende”.

Vuçiç vazhdon ti qëndrojë mendimit se droni me Shqipërinëe Madhe, ishte shkaku i gjithë tensionit të krijuar mbi stadium e që sipas tij nga zyrtarët shqiptarë nuk ka një reagim.

“Unë dua të besoj që ajo çfarë ka deklaruar Rama se Shqipëria e Madhe nuk ëhstë një projekt i shtetit shqiptar, është e vërtetë. Do të më pëlqente të kisha parë dhe një dënim të provokimeve aq të tmerrshme, si futja e dronit me flamurin e një Shqipërise së Madhe. Por unë nuk e kam dëgjuar këtë nga zyrtarë shqiptarë. Siç e dini, asnjë zyrtar serb nuk e ka justifikuar ndërhyrjen e tifozëve, të gjithë ata që dhunua dyqanet shqiptare u arrestuan”.

Thirrjet raciste të tifozëve serbë “Vritni, therrni që shqiptari mos të ekzistojë më” Vuçiç i konsideron pjesë të lojës, që nuk kanë lidhje me urrejtjen ndaj shqiptarëve.

“ Thirrje të tilla mund të dëgjohen në çdo lojë mes Yllit të Kuq dhe Partizanin. Madje të gjithë kanë kënduar edhe kundër meje. Ata këndonin dhe këndojnë. Nuk ëhstë hera e parë, do këndojnë sot e vite të tëra.Kjo nuk është e bukur! Por nuk ka shkaktuar incidentin dhe nuk ka çuar në ndërprerjen e ndeshjes.Incidentin e shkaktoi droni”./ Oranews/

Lajme të ngjashme

Back to top button