Bora zbardh disa qytete të Shqipërisë (VIDEO)

Dimri ka trokitur me herët këtë vit në qarkun e Korçës.  Gjatë 24 orëve të fundit i gjithë rajoni është përfshirë nga reshjet intensive të borës ku në zonat malore i ka kaluar 10 cm trashësi.

Natyrshëm është dhe një lajm i mirë për turistët dimërorë, pasi Dardha dhe Voskopoja janë zbardhur tërësisht nga bora. Ndërkohë nga reshjet e para fatmirësisht nuk ka pasur probleme në akset rrugore që të çojnë nëpër këto fshatra.

Reshje bore ka pasur edhe në Qafën e Qarrit por edhe në zonën e Kolonjës, ndërsa Devolli është edhe zona ku bora ka rënë më me intenstitet.

Ndërkohë, Drejtoria e Mirëmbajtjes së Rrugëve Nacionale dhe ajo Rurale kanë bërë me dije se janë marrë të gjitha masat për përballimin e dimrit, janë bërë gatit mjetet dhe skorja kundër ngricave në rrugë.

Mësohet se edhe ne zonat e thella si Panariti apo Lekasi, ndonëse ka pasur reshje të konsiderueshme bore, nuk janë raportuar probleme me qarkullimin apo lëvizjen brenda këtyre fshatrave. /OraNews/

Lajme të ngjashme

Back to top button