Rrëshqitje e dheut në aksin rrugor Radovish – Konçe

Për shkak të rrëshqitjes së dheut në aksin rrugor Radovish – Konçe në një pjesë të saj komunikacioni për automjetet e udhëtarëve po zhvillohet në një korsi, ndërsa për automjetet e rënda transportuese ka ndalesë për qarkullim, njoftuan sot nga LAMM.

Prej atje informojnë se komunikacioni në të gjitha rrugët e tjera shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa dhe rekomandojnë vozitje të kujdesshme, shpejtësi të aftësuar dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë -Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Lajme të ngjashme

Back to top button