Bardhi vazhdon të tundë rrjetat në Hungari (Video)

Paraqitjet e suksesshme me ekipin e tij Ujpes dhe loja e mrekullueshme me reprezentacionin e Maqedonisë, futbollistin shqiptarë Enis Bardhi dita ditës po e ngritin në futbollist të madh. Enisi kishte kohë që po kërkonte klub të madh, ndërsa shansin e fitoi pikërisht në kampionatin Hungarez, e ku me Ujepstin po përjeton ditë të mira në të gjitha garat.

Enisi mbrëmë në ndeshjen kampionale ka arritur të shënojë gol vendimtar në duelin kundër ekipit Nyiregyhaza që e mundi me rezultat 3:2.

Enisi ka shënuar për të rritur epërsinë në 2:0, ndërsa më pas ekipi i tij ka pësuar gol që më vonë të rritet epërsia në 3:1 dhe dy minuta para fundit mysaforët shënojnë gol për rezultat përfundimtarë. Enis Bardhi përveç golit që shënoi, kishte edhe dy asistime në dy golat e shënuar.

Enisi edhe një herë ka marrë besimin e plotë të trajnerit serb të Ujpest, Vignjević duke mos e dëshpëruar atë, por duke i treguar se hungarezët nuk gabuan që e kanë angazhuar shkupjanin në një ekip ku ka shumë futbollist ndërkombëtarë.

Ujpest tani mban pozitën e 5-të në tabelë ku garojnë plot 16 ekipe, ndërsa nga pozita e dytë ka vetëm 6 pikë më pak, e kryesimi është i pakapshëm për momentin nga Videoton që ka plot 9 pikë më shumë dhe një ndeshje më pak. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button