Ambasadori i Kosovës në Kroaci shkakton skandal të paparë (VIDEO)

I ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës në Zagreb ka shkaktuar skandal të paparë në Kroaci, kur i pirë drrasë ka vozitur makinën me targa diplomatike dhe ka goditur disa vetura të parkuara.

Fjala është për Urtak Hamitin, djalin e madh të një prej nënkryetarëve të parlamentit të Kosovës, Sabri Hamiti, nga radhët e LDK-së.

Televizioni kroat, Nova TV, i cili ka pasur edhe pamje filmike nga vendi i ngjarjes ka raportuar se “një diplomat i akredituar në Kroaci ka qenë duke i japur makinës diplomatike nën ndikimin e alkoolit”.

“Duke mos qenë në gjendje që të drejtojë si duhet veturen diplomatike, i ka goditur disa makina të parkuara”.

Sipas dëshmitarëve që i ka cituar televizioni kroat, Nova TV, diplomati ka qenë aq i pirë sa që kur ka tentuar të ik nga vendi i ngjarjes është rrëzuar pasi nuk ka qenë në gjendje që të rrij në këmbë.

Pronarët e makinave të dëmtuara e kanë mbajtur diplomatin në fjalë derisa ka ardhur policia kroate.

Televizioni kroat ka transmetuar pamje gjatë gjithë kohës me fytyrën e mbuluar të personit në fjalë, mirëpo indeksonline mëson se sot, një ditë pas këtij rasti, në orën 15 ,Ministria e Jashtme kroate e ka informuar MPJ e Kosovës për një siç e kanë quajtur ata, “incident të rëndë” të diplomatit kosovar.

Hamiti, prej kohës kur Valdet Sadiku është emëruar i dërguar i Kosovës në Beograd është udhëheqës i ambasadës së Kosovës në Kroaci.

REAGON MPJ- LARGON HAMITIN

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes një note proteste të pranuar nga autoritetet e Kroacisë, është informuar se diplomati Urtak Hamiti, ministër këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Zagreb, ka kryer sjellje jo dinjitoze dhe jo profesionale, gjatë misionit në Kroaci.

Ministri Enver Hoxhaj, pas kësaj ankese, ka vendosur tërheqjen e menjëhershme të diplomatit Hamiti nga misioni në Kroaci, dhe kthimin e tij në Prishtinë

Lajme të ngjashme

Back to top button