Eventi muzikor “Shkodra Fest” po vjen

“Shkodra Fest”, kështu do të quhet eventi muzikor mbarëshqiptar i cili do të vijë së shpejti ku artistë të rinj dhe me emër do të garojnë me këngët e tyre.

Kosovarja mëson se interesimi është i madh dhe artistët janë dyndur nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria e Mali i Zi që të dorëzojnë prodhimet e tyre muzikore, ndërsa në këtë event muzikor garues do të jenë të gjitha rrymat. Qyteti i artit dhe i kulturës Shkodra do të jetë mikpritësi i artistëve të cilët do të marrin pjesë në këtë event./Kosovarja/

Lajme të ngjashme

Back to top button