Lulzim Berisha një polic agjent në filmin “Zori”

Të gjithë artdashësit shqiptarë  janë duke pritur filmin “Zori”, një prodhim i madh me shumë aktorë dhe artistë shqiptarë nën drejtimin e producentëve Naser Qeli dhe Ilir Balija.

Kosovarja mëson se protagonist në këtë film do të jetë edhe një emër tjetër jo pak i njohur shqiptar siç është Lulzim Berisha, i cili me kënaqësi ka pranuar të jetë pjesë e këtij filmi duke ardhur direkt nga Zvicra, e ku si rol do të ketë policin agjent e komandati ti tij në këtë projekt është këngëtari Meda (edhe ky protagonist në film).

Luli siç e njohin të gjithë me këtë emër këtu do të bëjë pjesë në një ekip special të policisë sekrete që merret me krimin e organizuar, ndërsa miku i tij një tjetër personazh i njohur shqiptar Samir Gërvalla së bashku me reperin Noizy luan gangsterin në këtë film.

Po nga Lulzimi ne mësojmë se në këtë film do të jetë i pranishëm edhe një emër i njohur i UCK-së, Agim Musshabanaj, i cili në film ka rolin e komandantit të njësisë speciale dhe është ndjerë shumë mirë kur ia kanë afruar këtë rol, pasi e ka paur ëndërr që edhe në film të tregojë forcën e tij që dikur e tregonte edhe në luftën e vërtetë pasi ka qenë një nga luftërarët më të denjë në Ushtrinë Çlirimtare në Deçan. Por si rrjedh historia e filmit, atë edhe vetë Luli nuk don të na zbulojë më shumë, pasi duhet të presim edhe pak javë sa të vijë i plotë filmi “Zori” për të gjithë teleshikuesit./Kosovarja/

Lajme të ngjashme

Back to top button