Ivanovicit nuk i pëlqen vendimi

Kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanovic, ankohet ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-s, për ndeshjen e ndërprerë kundër Shqipërisë në Beograd.

Kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanovic ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-s edhe pse skuadra e tij u shpall fituese me rezultat zyrtar 3:0.

Atij nuk i pëlqen vendimi tjetër që e penalizon Serbinë me tri pikë.

“Pas vendimit të organeve përkatëse që ndeshja të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të Serbisë, e më pas marrja e tre pikëve Përfaqësueses sonë, mendoj se fjala është për një rast të rrallë të futbollit në nivel ndërkombëtar”, deklaroi Ivanovic për mediat serbe.

“Shpresoj se personat përgjegjës në marrjen e vendimeve të tilla do ta analizojnë këtë vendim edhe një herë”, u shpreh ai./ Lajmi.net

Lajme të ngjashme

Back to top button