I pakënaqur me vendimin, jep dorëheqje kreu i federatës serbe

I pakënaqur me vendimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-s, presidenti i Federatës Serbe të Futbollit (FSS), Tomislav Karadzic ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit (FSS), Tomislav Karadzic ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij pas vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-s rreth ndeshjes së ndërprerë kundër Shqipërisë, transmeton Lajmi.net

Edhe pse UEFA e regjistroi ndeshjen me fitore me rezultat zyrtar 3:0 për Serbinë, Karadzic ka pritur një ndëshkim më të rëndë për Shqipërinë. Andaj, ka vendosur të tërhiqet.

“Vendimin e ka marrë, dhe brenda ditës do ta shqiptojë zyrtarisht”, deklaroi një burim i mirinformuar për portalin serb “Telegraf”.

“Gjasat që të ndërrojë mendje janë shumë të vogla”.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ky jep doreheqje per arsyet e veta. Duka duhet sa me shpejt te jape doreheqje ky eshte lajm per ne.

Back to top button