Rama: UEFA e padrejtë, 20 mijë tifozë kuq e zi në Shkodër kundër Serbisë (VIDEO)

Eshtë indinjuar dhe i zemëruar sa kushdo shqiptar tjetër për  vendimin e sotëm të UEFA-s, që ndëshkon Shqipërinë me humbjen në tavolinë, 3-0 të ndeshjes me Serbinë.

Edhe për kryeministrin Edi Rama, UEFA nuk dha drejtësi kur vuri shenjën e barazisë mes agresionit racist, dhunës fizike dhe pamundësisë psikologjike e fizike për të vazhduar ndeshjen. Ishte vendim politik por ai nuk ndryshon as kur i shpall luftë UEFA-s .

“UEFA- tha Rama- funksionon si shtet më vete. Vendimet merren në bazë të politikës së saj të brendshme, dhe nuk ka lidhje me politikën e jashtme shqiptare as atë europiane.”

Por ka vetëm një rrugë për Shqipërinë rruga që po ndjek FSHF. “Vazhdimi i betejës për të marrë drejtësi në shkallët e tjera të gjykimit, provat janë kokëfortësisht në favorin tone” tha Rama në një dalje publike nga kryeministria disa orë pas vendimit të bërë publik nga UEFA për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Rama dha dhe një detaj të ri: Ndeshja e kthimit do të luhet në Shkodër dhe jo në stadiumin e Elbasanit.

“Në ndeshjen e kthimit Shqipëri – Serbi, duhet të ketë vend për të paktën njëzet mijë zemra kuqezi” tha Rama./ OraNews

Lajme të ngjashme

Back to top button