Kujt i takon dhënia e zekatit?

Sharti i katërt islam është: njëherë në vjet një pjesë të caktuar të pasurisë të jepet në emër të zekatit.

Zekatin e kanë për detyrë ta japin ata myslimanë dhe myslimane, pasuria e të cilëve ka arritur sasinë e nisabit në arë apo argjend.

Kurse vlera e nisabit është 91 gram ari apo 641 gram argjend. Kjo vlerë duhet të jetë pronë e të obliguarit tërë vitin apo së paku pronë e tij të jetë në fillim apo në mbarim të vitit.

Në nisab numërohet: ari, argjendi, aparate, malli i tregtarë, stolitë e ndryshëm, (pos margaritarëve) dhe kafshët që kullosin më tepër se gjashtë muaj.

Mirëpo në nisab nuk numërohet pasuria e cila njihet si pasuri e patundshme si psh: shtëpia për banim me tërë mobilet e nevojshme, kafshët që shërbejnë për punë, toka që punohet, mjetet e ndryshme për punimin e tokës, pastaj mjetet për kryerjen e shërbimeve të zanateve, librat e profesionale dhe të ndryshme.

Zekati zakonisht jepet në ramazan, sepse atëherë zemrat e njerzëve janë më të buta dhe më bujare.

Të jepet pjesa e katërdhjet, kjo është 2,5 % në para apo në mall të varfurve musliman.
Zekati në rend të parë jepet për nevojat e Bashkësis Islame, sepse për këtë qëllim është dhënë edhe në kohën e Muhammedit a.s.

Mirëpo zekati nuk mund ti jepet bashkëshortit apo bashkëshortes e as farefisit në vijën vertikale, sepse janë të detyruar të mbajnë njëri-tjetrin.

QËLLIMI I ZEKATIT
Me dhënien e zekatit arrijmë t’iu ndihmojmë të varfërve dhe kështu arrijmë kënaqësinë dhe mëshirën e Zotit xh.sh., pastrojmë zemrat nga kopracia dhe mësohemi në bujari, pastrojmë pasurinë tonë nga haku i huaj, i ndihmojmë Bashkësis islame dhe në vepër tregojmë se kujdesohemi për nevojat e saja.
Për këtë Muhammedi a.s. ka thënë:

“S’ka vend në mesin tonë ai i cili nuk kujdeset për nevojat e bashkësis së vet!”
(Men lem jehtemme bi umuril muslimine, fe lejse minna!).

 

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button