“Thaçi në opozitë i siguron komoditet Ahmetit në pushtet”

Në Maqedoni ka hapësirë dhe nevojë për subjekte të reja politike. Megjithatë, ujditë e fshehta mes partive më të mëdha aktuale në skenën politike, ngulfatin çdo  nismë për një subjekt të ri politik. Sipas Imer Selmanit, Thaçi në opozitë i siguron komoditet Ahmetit në pushtet. Selmani përshëndet nismat për subjekte të reja politike dhe sugjeron se formula e suksesit dhe fitores qëndron në bashkëpunimin e opozitës, shkruan Alsat-M

“Krejt kjo që ka një lëvizje për lindjen e dy partive politike të reja, do të bëjë mirë për shëndetin e pozitës shqiptare, sepse nuk do ta kenë aq rahat dhe komode, sikurse të jetë vetëm Menduh Thaçi, kryetar i opozitës dhe të deklarohet se ai përfaqëson opozitën shqiptare në Maqedoni. Mendoj se shqiptarët kanë nevojë dhe shqiptarët edhe për nga fryma janë më opozitarë, më të lëvizshëm dhe do të ketë një përkrahje por formula për të fituar opozita shqiptare në Maqedoni është bashkëpunimi mes opozitës”, u shpreh Imer Selmani, ish politikan. 

Ndryshe nga Selmani, ish politikani Gjorgji Spasov vlerëson se është koha të thyhen të gjitha tabutë dhe në skenë të dalë një subjekt i ri multi-etnik. Ai beson se një subjekt i tillë do të përqafohej gjerësisht nga elektorati. 

“Mendoj se në Maqedoni ka hapësirë për një parti serioze multi-etnike. Në rast se 3-4 personalitete nga hapësira politike maqedonase, shqiptare, turke, njerëz që kuptojnë politikën dëshirojnë të merren me politikë, ulen, merren vesh dhe dalin me një ofertë: ‘Ne jemi njerëzit që dëshirojmë të ndërtojmë një koncept politik qytetar në Maqedoni, ne besojmë se kjo është vështirë e kuptueshme për një pjesë të madhe të popullatës, megjithatë ofrojmë dijen tonë, autoritetin, nderin tonë që të bëjmë një subjekt politik i cili do të jetë një lloj partie për ardhmërinë e shoqërisë qytetare në Maqedoni’”, tha Gjorgi Spasov, ish politikan. 

Lajme të ngjashme

Back to top button