Dhurata simbolike për nxënësit e shkollës Bashkimi me rastin e vitit të ri Islam Hixhrit 1436

Viti i ri Islam, Hixhri 1436, u shënua edhe në shkollat e rajonit të Gostivarit, ku në bashkëpunim midis Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar – Sektorit të vajzave dhe komunës së Gostivarit, në shkollën fillore “Bashkimi” në Gostivar u ndanë dhurata simbolike për nxënësit e klasave të para.

Në shënimin e kësaj dite të veçantë, një delegacion i komunës së Gostivarit i udhëhequr nga Shefi i Kabinetit të kryetarit, Bashkim Hasani, udhëheqësi i Sektorit të Arsimit, Qeramedin Selimi, Muftiu i BFI-së në Gostivar, Shaqir Fetahu bashkë me drejtorin e shkollës “Bashkimi”, Mersel Sadiku vizituan nxënësit e klasave të para të kësaj shkollë për tu ndarë dhurata simbolike, ndërsa nga Sektori i vajzave të BFI-së nxënësve u shpjegoi për rëndësinë dhe shënimin e vitit të ri Islam – Hixhrit.

Dhurata simbolike për nxënësit e shkollës Bashkimi me rastin e vitit të ri Islam – Hixhrit 1436

“Sëbashku e shënojmë këtë ngjarje të rëndësishme për botën Islame, siç është viti i ri Islam apo viti 1436. Në emër të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, në emër të administratës komunale dhe në emër të gjithë qytetarëve mysliman të Gostivarit, muftiut dhe qytetarëve mysliman u dëshirojmë që ky vit dhe vitet tjera të jenë vite të sukseseve, vite të begatisë dhe bereqetit familjar. Gjithë popullatës myslimane ju dëshirojmë shëndet dhe gjithë të mirat. Na qoftë për hajr viti i ri Islam”, tha Qeramendin Selimi, nga Sektori i Arsimit.

Dhurata simbolike për nxënësit e shkollës Bashkimi me rastin e vitit të ri Islam – Hixhrit 1436

“Nder aktivitet që i kemi programuar është edhe vizita e shkollave tona të cilat i konsiderojmë si pjesë përbërëse të territorit tonë. Me qëllim që të përkujtojmë vitin 1436, si dhe vlerat e ngjarjes së hixhretit që i dha një kontribut të madh zhvillimit të besimit dhe vlerave të ndryshme intelektuale, shkencore, fetare dhe humane, vendosëm që të vizitojmë disa shkolla të komunës së Gostivarit dhe komunës së Vrapçishtit. Këtë vit vendosëm të fillojmë prej shkollës Bashkimi me ndarjen e disa dhuratave simbolike në formë të urimit të vitit të ri 1436  dhe me qëllim që edhe ne si Muftini e BFI-së në Gostivar të shprehim respektin tonë dhe mirënjohjen për punën e madhe që bëjnë shkollat tona në zhvillimin e arsimit në kultivimin dhe edukimin e fëmijëve tanë të gjeneratave të reja”, deklaroi muftiu i BFI-së në Gostivar, Shaqir Fetahu.

Dhurata simbolike për nxënësit e shkollës Bashkimi me rastin e vitit të ri Islam – Hixhrit 1436

“Sonte është një natë e veçantë, nata e ndërrimit të motmoteve sipas kalendarit Islam – Hixhrit, 1436 që simbolizon largimin e Profetit Muhamed nga Meka në Medine dhe si praktikë e mirë është që gjatë natës së vitit të ri të kemi diçka të re në shtëpitë tona dhe për këtë është përkujdesur Muftinia të cilët i falënderoj të cilët ndajnë dhurata për fëmijët e klasës së parë”, u shpreh Mersel Sadiku drejtor i Sh.F “Bashkimi”.

Ky është viti i dytë që në shkollat e Gostivarit ndahen dhurata simbolike me rastin e vitit të ri Islam – Hixhrit 1436. Vitin e kaluar ky aksion u zhvillua në shkollën fillore “Ismail Qemali”.

Lajme të ngjashme

Back to top button