USHT, studentët ndalin protestën, problemi zgjidhet

Studentët e drejtimit te shkencave natyrore ne studimet e disperzuara te USHT-së në Shkup të cilët protestuan disa ditë më parë, kanë arritur marrëveshje me prorektorin për Arsim në USHT, Fehari Ramadani, por vetëm për vitet e katërta.

Studentët nuk do të protestojnë më dhe vetëm studentët e viteve të katërta do të shkojnë në Tetovë.

“Prorektori na ftoi ne takim dhe arritëm një marrëveshje që vetëm studentët e vitit të 4, të cilët kanë mbetur nga 2-3 student te udhëtojnë për në Tetovë”, tha për Portalb, Faton Curri, student.

Ai shtoi se sa i përket grupeve tjera, studentët refuzojnë të udhëtojnë në Tetovë dhe u arrit marrëveshje që ligjeratat të mbahen në Shkup.

“Studentët e grupeve tjera që janë më shumë në numër filluan t’i mbajnë ligjeratat në Shkup. Ndërkaq ata të vitit të katër pranuan t’i ndjekin në Tetovë për arsye se viti i fundit është më shumë praktik sesa teori “, shtoi Curri.

Sa i përket Parlamentit Studentor, studentët vazhdojnë njëzëri të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të tanishëm të cilin nuk e kanë parë dhe nuk e njohin fare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button