Çfarë thotë showbizi shqiptar për vendimin e UEFA-s

Vendimi skandaloz i UEFA-s ka bërë që edhe yjet e showbizit shqiptar të reagojnë lidhur me këtë padrejtësi që i është bërë kombëtares shqiptare nga ana e UEFA-s.

Pas Genta Ismajlit, edhe reperi kosovar Getoar Selimi (Geasy), ka marrë guximin të reagoj menjëherë, ai në mënyrë paksa qesharake por tejet injoruese ka vendosur ti përgjigjet vendimit të UEFA-s përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Getoar Selimi ne fb

As bukuroshja nga Tirana, Marina Vjollca nuk ka hezituar fare për të bërë një reagim ndaj vendimit të UEFA-s që është bërë publik sot, e që është në të keqe të Kombëtares Shqiptare.

Marina ka bërë publik një status ku si mbishkrim ka thënë “E NEVERITSHME!

‪#‎shqiperietnike‬”, ndërsa i ka bashkangjitur edhe një fotografi në të cilën është e shkruar UEFA e me flamurin e Serbisë, ndërsa poshtë saj është një dorë që ka ngritur gishtin e mesit për këtë vendim dhe për Uefa-n.

marina ne fb

Të turpshëm vendimin e UEFA-s e ka quajtur edhe kantautori i njohur Flori Mumajesi.

Ja reagimi i tij në Twitter.

Një reagim ka patur edhe nga aktori i humorit Ermal Mamaqi. Ai përmes rrjetit social Facebook ka bërë publike këtë fotografi./ PORTALB

 

Lajme të ngjashme

Back to top button