Bajrami: “Do të bëjmë një Shkëndijë të fortë”

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur dhe sot menjëherë, ka filluar me stërvitjet e parë, pasi që është bërë e ditur se cilët do të jenë futbollistët që do të përfaqësojnë fanellën kuqezi në sezonin futbollistik 2013/14.

Trajneri i porsaemëruar Gjore Jovanovski, në ora 17 ka rreshtuar të gjithë futbollistët dhe ka filluar fushatën e drejtimit të skuadrës, drejt sukseseve të reja.

Në stërvitje janë paraqitur që të gjithë futbollistët, e rinj-vjetër. Nebi Mustafi, Muharrem Bajrami, Burhan Emrullai, Ardian Nuhiu, Artim Pollozhani, Ardian Cuculi, Bujamin Shabani, Burhan Aliu dhe të tjerët.

Pak para nisjes për “Portalb” është prononcuar përforcimi i ri Muharrem Bajrami, i cili për herë të parë do të veshë fanellën kuqezi, pasi që më parë ai kishte luajtur në Tetovë, por me Renovën. “Pa dyshim se është lehtë të arrish marrëveshje me klub i cili ka sponsor të fortë. Nuk na është dashur shumë bisedime, e kemi gjetur veten menjëherë të dy palët. Sot jemi gati për të vazhduar përgatitjet me trajnerin Jovanovski dhe besoj se gjithçka do të shkojë mbarë. Unë mendoj se do të bëhet prapë një Shkëndijë e fortë dhe secila ekip duhet ta ketë parasysh se nuk do ta ketë aspak lehtë kundër ne”, ka thënë Bajrami, i cili në ndeshjen ndaj Horizont Turnovës nuk do të ketë të drejtë loje deri sa të kalojë procedurat e regjistrimit./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button