Reagon kapiteni Lorik Cana: Kjo nuk është drejtësi

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, e ka komentuar fare shkurt vendimin e sotëm të Komisionit Disiplinor të UEFA-s. “Kjo nuk është drejtësi”, ka shkruar Cana në profilin e tij në ‘Facebook’, disa orë pasi u zyrtarizua vendimi i UEFA-s që ndeshjen e ndërprerë në Beograd, Serbi-Shqipëri ta regjistrojë në dobi të serbëve, transmeton Telegrafi.

Një ditë më herët, Cana, në një intervistë për RTK-në në lajmet qendrore kishte shprehur shpresën se fitorja në tavolinë do t’i takonte Shqipërisë, pasi sipas tij të gjitha argumentet ishin në anën e palës shqiptare. Megjithatë, organet e UEFA-s edhe njëherë dëshmuan se marrin vendime politike. Ndërkohë futbollisti tjetër i kombëtares, Migjen Basha, i cili mungoi në ndeshjen e Beogradit në profilin e tij ka shkruar “Nuk kam fjalë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button