Ilir Balija: ‘‘Zori’ filmi më i madh shqiptar po vjen’

Do të jetë një nga filmat më të mëdhenj shqiptarë jo vetëm nga tematika dhe koha që është dashur të realizohet, por edhe nga kasta e aktorëve dhe personazhëvë shumë të njohur të skënës shqiptare si: Cun Lajci, Sunaj Raca, Kenan Gurgurovci, Meda, Labinot Tahiri, Enver Idrizi, Shkurte Gashi, Diellza Kolgeci, Noizy, Zajmina Vasjari, Gold Ag, Valon Karaliti, Varrosi etj .

E kemi fjalën për filmin ‘Zori’ me regji nga Esat Fejza, ku ne mësojmë nga Ilir Balija që është një nga producentën e këtij filmi dhe njëkohësisht protagonist në një rol kryesor, dhe ku producenti tjetër është Naser Qeli, na tregoi se ky film nga muaji nëntor do të ketë premierën e tij dhe do të ketë mundësi që ai të promovohet edhe në Diasporë, dhe do të jetë filmi më i madh shqiptar që po vjen.

Por data e saktë sipas Ilirit nuk është cakutuar ende por në fillim do të vijë si premierë në disa vende të evropës e më pas në Kosovë. Ilir Balija njëkohësisht është i njohur për punën e tij të madhe që e bën në Gjermani me anë të tre kompanive të tij ‘Markgrafler Taxi’, ‘Markgrafler Transporte’ dhe ‘IB Events’ ku ka të punusuar 80 punëtorë dhe arritje e një suksesi të madh.

Njëkohësisht Iliri është në kryesi edhe të ‘Union Bussines’ një bashkëpunim dhe marrëdhënie kjo e krijuar në mes të Gjermanisë dhe Kosovës, por njëkohësisht ai është pjesë tash dy vite si bashkëorganizator i eventit më të madh të modës ‘Prishtina Fashion Night’, dhe shumë vite pjesë në organizimin e ‘Miss Diaspora’. Iliri nuk ka dashur të zbulojë më shumë për filmin ‘Zori’ por një gjë është e sigurt se ky film i vetë financuar, falë menaxhimit të tij e shumë artistëvë të tjerë ka bërë bujë ende pa dalë në treg e mezi pritet nga shqiptarët dhe artdashësit e filmit që të vijë në treg. /Kosovarja/

Lajme të ngjashme

Back to top button